Vrasja e 41 vjeçarit në Fushë Kosovë, flet avokati i njërit prej të dyshuarve

Një burrë 41-vjeçar është vrarë mbrëmë në rrugën ‘Pjetër Budi’ në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin, në orët e para të ditës së sotme Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj dy persona të dyshuar të moshës 26 vjeçare, me inicialet A. M. dhe L. B.

KALLXO.com ka kontaktuar me Shefqet Hasimin, avokatin mbrojtës të njërit nga të dyshuarit.

Sipas avokatit Hasimi vrasja ka ndodhur për motive të ulëta.

Siç e përshkroi ngjarjen avokati Hasimi, ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje për makinën e të mbrojturit të tij, L. B., i cili sipas avokatit ka kontaktuar A. M. dhe janë rrahur me tani të ndjerin.

“Në stacionin policor, i mbrojturi im ka deklaruar se ai ka qenë pjesëmarrës, ai nuk e ka përdorur thikën, pasi që ky e ka thirr i ka thënë hajde se kom problem, e kanë prit, ishin përleshur me boksa, pra duar, sipas tij ai tjetri e ka therë” – tha avokati Hasimi për KALLXO.com.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast.

 

Vrasja në Fushë Kosovë, Prokuroria jep detaje