Ilustrim

Voziti 162 km/h në zonën 50, ngasësit i hiqet patentë shoferi

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës A.B 28 vjeçar u gjobit nga Policia e Ferizajt.

I gjobituri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ka bërë tejkalim të shpejtësisë ku në zonën 50 km/h voziti me shpejtësi 162 km/h.

Policia gjobiti 28 vjeçarin me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj heqje të patentë shoferit.

Mes tjerash, në komunikatë Polici u bën thirrje shoferëve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.