Voziste veturën nën ndikim të alkoolit, kapet nga Policia 58-vjeçari

Një gjobë për kundërvajtje në vlerë 200 euro, dy pikë negative dhe 6 muaj masën mbrojtëse heqje e patentë shoferit i mori dje një 58-vjeçar në Ferizaj.

Ai u kap nga Policia e Kosovës duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Sipas Policisë, ndalimi i personit në fjalë, B.M., është bërë rreth orës 01:07 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Policia ka thënë se apelojnë tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

Veprimet e tilla u tha se rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe po ashtu ftoi qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Policia tha se për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë PK-në në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.