Ilustrim.

Vodhi para e rroba në një shtëpi, arrestohet burri nga Peja

Një burrë nga fshati Qyshk i Pejës është arrestuar për shkak se kishte vjedhur para dhe rroba në një shtëpi.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit dhe i njëjti  për shkak të gjendjes jo të mirë mendore gjendet në spitalin psikiatrik në mbikëqyrje të policisë.

Rasti ka ndodhur më 7 korrik rreth orës 06:30 në mëngjes.