Vodhi një biçikletë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një biçikletë në Prizren.

Biçikleta ishte gjetur tek personi i arrestuar dhe më pas i është kthyer pronarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.