Foto: Ilustrim

Vodhën pajisje me vlerë mbi 3 mijë euro në një depo, arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës ka njofttuar, se janë arrestuar dy persona pasi kanë vjedhur pajisje të ndryshme në vlerë prej 3,252 euro.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në një depo në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Pajisjet e vjedhura janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit.