Vodhën bakër në vlerë 400 euro, dëmtuan makineri 24 mijë 

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në “Rrugën 7-Shtatori” në Fushë Kosovës mëngjesin e djeshëm.

Sipas një ankese që është bërë në Policinë e Kosovës, persona të panjohur kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 euro dhe si pasojë janë dëmtuar makineri në vlerë rreth 24 mijë euro.

Ngjarja u tha se ka ndodhur në firmën e ankuesit, rreth orës 09:00.

Në raportin 24-orësh është thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori.