
Vlora Çitaku i reagon Richard Grenellit për Vidovdanin
28.6.2021 - 23:06
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar ish-emisarit special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin.
Çitaku në Twitter i tha Grenellit se kjo nuk ishte beteje e serbëve por e ushtrisë ballkanase kundër Perandorisë Osmane.
“Kjo vështirë se ishte një betejë serbe; ishte një ushtri ballkanike që luftoi kundër pushtimit osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, ka shkruar ajo.
Grenell shkroi sot për Vidovdanin, duke thënë se ‘është ditë përkujtimore për martirët e shenjtë serbë’.
Grenell përkujton Vidovdanin: Sot është ditë përkujtimore për dëshmorët e shenjtë serbë