Hashim Thaçi e Richard Grenell - Foto: Facebook/ Hashim Thaçi
Grenell zhvillon bisedë me ish-presidentin Thaçi
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, në kohën e presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim që nga ngritja e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas Grenellit, populli i Kosovës sot d të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte ende president.
“Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë vende pune për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej” – ka shkruar Grenell në Twitter.
I just spoke with @HashimThaciRKS from prison in The Hague.
I am confident that the people of Kosovo would be at peace if he were still President. They would also have greater economic cooperation with their neighbors – and more jobs for their children if Thaci were back.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 8, 2022
Ish -presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dh Rexhep Selimi janë ndër udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.
Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020.
Mbi ta rëndojnë akuzat për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgosje , akte të tjera çnjerëzore torturë, vrasje e paligjshme Zhdukje me forcë e personave, si dhe akuzat për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme.