Grenell përkujton Vidovdanin: Sot është ditë përkujtimore për dëshmorët e shenjtë serbë

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-​Serbi, Richard Grenell, ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Kosovës, duke theksuar se “sot nderojmë heronjtë e Vidovdanit”.

“Sot nderojmë heronjtë  e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, filloi beteja kundër osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për princin e shenjtë Llazarin dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar ai më tej.

Më 4 tetor 2019, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë mandatit të tij si emisar, Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020 kishin nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish- presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Grenell njihet edhe si kundërshtari i vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.

Grenell kundër reciprocitetit ndaj Serbisë

.