Vjosa Osmani viziton sot shtëpinë e Ibrahim Rugovës

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë sot vizitë në shtëpinë e ish- Presidentit, Ibrahim Rugova.

Kjo vizitë është paralajmëruar të bëhet sot në orën 10:30.

Poashtu në shenjë nderimi për burrat dhe gratë që më 7 shtator 1990 shpallën Kushtetutën e Kaçanikut, Osmani do të vizitojë edhe Shtëpinë e  Kulturës në Kaçanik, ku do të mbajë takim me qytetarët në orën 12:00.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se Osmani në këto vizita do të flasë për nevojën e forcimit të rendit kushtetues të Kosovës, si dhe rëndësinë që ka ndarja e pushteteve për demokracinë.

Dje ka qenë afati i fundit për partitë politike që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë e para që ka dorëzuar listën prej 110 emrave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. Deri më tani LDK nuk ka bërë publike këtë listë.

LDK dorëzon listën e kandidatëve për deputetë (VIDEO)