Vjosa Osmani e Christoph Weidinger, diskutuan për zgjedhjet

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Sipas njoftimit të presidencës, palët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti dhe luftimin e koronavirusit.

“Në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent. Në takim u vunë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve, për avancimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, shkaku që zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie.