Ilustrim

Viti, arrestohet një person që u pa duke shtënë me armë në video-incizim

Në fshatin Dobresh të Vitisë është arrestuar një person që shihej duke shtënë më armë bashkë me disa të tjerë në një video-incizim.

Sipas policisë, pas pranimit të këtij informacioni, kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe pronarin e shtëpisë ku është shtënë më armë, i cili më pas u arrestua.

Tutje, nga policia bëhet e ditur se gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë.

Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta me gaz, derisa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.