Viola von Cramon: Gjermania duhet të prijë me dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Britanisë së Madhe që të sjellë edhe rreth 200 ushtarë shtesë në kuadër të KFOR-it.

Ajo përmes rrjetit Twitter ka  theksuar se Gjermania duhet të prijë me dërgimin e trupave shtesë.

“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa të Mbretërisë e Bashkuar për të përforcuar misionin e NATO-s, KFOR. Gjermana duhet të  udhëheqë me dërgimin e më shumë trupave për të siguruar paqe ndhe mbrojtjen e të gjithëve në Kosovë, ku roli i NATO-s i prirë nga KFOR mbetet jetik”- ka deklaruar von Cramon.

200 trupa shtesë të Britanisë së Madhe do t’i bashkohen misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas situatës që u krijua javën e fundit në veri të vendit, ku një grup terrorist kreu sulm mbi Policinë e Kosovës, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku e u plagos një polic tjetër.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se forcat e saj shtesë dërgohen pas një kërkese që erdhi nga NATO.

Pas sulmit terrorist në Banjskë, Britania e Madhe dërgon 200 ushtarë shtesë në Kosovë