Foto: Report.tv

Vila ndahet në dysh, shpëtojnë familjarët në Durrës

Nga tërmeti që ka ndodhur sot në Durrës në orët e para të mëngjesit, një vilë në zonën e plazhit pranë Urës së Dajlanit në Durrës është ndarë më dysh.

Sipas Report.tv, fatmirësisht në këtë rast nuk janë shënuar viktima.

Në bazë të raportimeve të mediave shqiptare deri më tani nga tërmeti i cili ka ndodhur orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë kanë humbur jetën 6 persona.

Ky tërmet ka prekur qytetin e Durrësit, Thumanën dhe Kurbinin.

Foto: Report.tv