Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri më tani 6 persona kanë vdekur.

Raportohet se 1 person ka vdekur në Kurbin, dy në Thumanë dhe 3 në Durrës.

Shqipëria është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

Situata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë konfirmon se katër persona kanë vdekur. Dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit.

Dy viktimat e tjera janë në Durrës dhe Kurbin. Ndërsa sipas raportimeve paraprake raportohen se rreth 135 po marrin ndihmë mjekësore tek Trauma, 130 persona po marrin ndihmë në Spitalin e Durrësit dhe 60 në QSUT./oranews