Ilustrim

Vidhet një revole në Gjakovë

Është vjedhur dje në Gjakovë një revole me një karikator dhe 14 fishekë.

Në raportin e policisë thuhet se pronari i revoles është intervistuar dhe ka dëshmuar që armën, të cilën e kishte me leje e kishte lënë në veturën e një familjari dhe është larguar.

Ndërkohë, persona të panjohur ia kanë vjedhur atë.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.