Ilustrim

Vidhen armë, para e stoli ari në një shtëpi në Ferizaj

Disa lloje të armëve, para dhe stoli ari po dyshohet se janë vjedhur në një shtëpi në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00.

Policia ka thënë se ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur gjësendet e lartshënuara.

Tutje është thënë se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.