Vidhen 15 krerë dele në Caparc të Prizrenit

Një vjedhje dyshohet se ka ndodhur dje në fshatin Caparc të Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, një burrë ka raportuar se persona të panjohur, i kanë vjedhur 15 krerë dele.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se ky rast është iniciuar si vjedhje e rëndë dhe rasti është në procedurë hetimore.

Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur rreth orës 11:30.