VIDEO - Zjarr në Veternik

Një hapësirë e gjerë arash është përfshirë nga flaka sonte në lagjen Veternik në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës po mundohen ta shuajnë zjarrin.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Komuna ka apeluar të mos digjen hamulloret.

“Ju lutemi të keni kujdes, mos i digjni hamulloret, mos ndezni zjarr në fusha, mos e hedhni cigaren e ndezur në tokë. Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha! Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë!”- thuhet në publikimin e tyre.