VIDEO: Vërshohen rrugët në Prishtinë, qytetarët bllokohen në ujë

Rruga në lagjen ‘Dardania’ është vërshuar nga uji pas reshjeve të shiut në kryeqytet.

Në videot e dërguara nga një qytetar në KALLXO.com shihet se uji ka vështirësuar edhe qarkullimin e veturave.

Situatë e ngjashme ishte edhe në “Rrugën B”.

Një qytetar ka dërguar pamje të vërshimit të rrugës.

Vërshime ka pasur edhe në rrugën afër Stacionit të Autobusëve, ku qytetarët janë përballur me vështirësi në qarkullim.