VIDEO: Thatësia than Liqenin e Badovcit

Reshjet e pakta të shiut dhe temperaturat e larta, kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badovcit të bjerë nën nivelin mesatar.

Nga ky liqe furnizohet me ujë një pjesë e rajonit të Prishtinës.

Sipas komunikatave të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” rënia e nivelit të ujit në këtë liqe gjatë këtij viti ka qenë mbi 8 metra nën kuotën maksimale.

Në vitin 1961 ka filluar shfrytëzimi i liqenit akumulues të Badovcit për furnizimin e qytetit të Prishtinës dhe rrethinës me ujë të pijshëm.

Gjatë këtij viti për shkak të thatësisë ka pasur rënie të nivelit të ujit edhe në liqene të tjera furnizuese me ujë të pijes.

 

https://www.youtube.com/watch?v=MhC5uhrZ2RI