VIDEO- Rrjedhje e madhe e ujit në Kishnicë, Ujësjellësi thotë se është dëmtuar linja

Në hyrje të fshatit Kishnicë ka shpërthyer një gyp uji.

KALLXO.com ka siguruar fotografi dhe  në magjistralen Prishtinë-Gjilan ku shihet sasi e madhe e ujit që ka dalë nga shpërthimi i gypit.

Pamjet tregojnë se edhe kalueshmëria e veturave të këtë pjesë është vështirësuar.

KALLXO.com në lidhje me këtë rast ka kontaktuar edhe me Zëdhënësen e Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina.

Ajo tha se linja në atë pjesë është dëmtuar nga disa operatorë ekonomikë.

“Ne jemi duke e testuar linjën emergjente për furnizim me ujë te Badovcit, por kemi kuptuar dhe informuar se disa operatorë ekonomikë kanë dëmtuar atë linjë , përgjatë punimeve te tyre. Pra, jemi duke bërë testim te linjës emergjente”, tha Mjeku për KALLXO.com.

Gjatë ditës KRU Prishtina kishte marrë edhe një ankesë tjetër sa i takon shpërthimit të kanalizimit.

Sipas Mjekut ai problem ishte sanuar ndërsa, rasti i dytë është testim i linjës emergjente të Badovcit.