VIDEO - PSD shkruan mbi veturën zyrtare të Glauk Konjufcës

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë realizuar një aksion në oborrin e Kuvendit të Kosovës, duke shkruar mbi veturën zyrtare të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Me mbishkrimin “Edhe asi edhe ksi” është shkruar me të bardhë në veturën zyrtare.

Më 21 mars 2023, aktivistët PSD-së e kanë gjuajtur me tortë dhe qumësht zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan”- ka shkruar në Facebook kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili e ka shpërndarë videon e këtij aksioni.

Aktivistët e PSD-së e gjuajnë me tortë dhe ‘milkshake’ zëvendëskryeministrin Bislimi