Aktivistët e PSD-së e gjuajnë me tortë dhe ‘milkshake’ zëvendëskryeministrin Bislimi

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD) e kanë gjuajtur me tortë dhe qumësht zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan”- ka shkruar në Facebook kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili e ka shpërndarë videon e këtij aksioni.

Molliqaj ka bërë të ditur se më 25 mars kjo parti do të organizojë një protestë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti për shkak të marrëveshjes së dakorduar të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut