VIDEO - Momenti kur Dardan Krivaça dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Margiona Osmanit.

Dardan Krivaça është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejidu për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit u dënua me 15 vjet burgim.

Gjatë shpalljes së vendimit nga trupi gjykues, të pranishmit në sallë kanë duartrokitur dhe duke brohoritur “Bravo!”, derisa gjykatësi ka bërë thirrje për qetësi në sallë.

Nga të pranishmit ka pasur edhe fyerje ndaj Krivaçës. Dikush është dëgjuar duke thënë “Bravo, për këtë qen”.

“Ishalla more Zot kurrë ditën nuk e sheh…çikën 18 vjet” – është dëgjuar duke i thënë një grua”-teksa ka dalë nga gjykata.

Krivaça akuzohet se me dashje dhe në bashkëkryerje me Arbër Sejdiun e privojnë nga jeta të ndjerën Marigona Osmani.

Me të njëjtën, Krivaça ka qenë në lidhje jashtëmartesore.

Gjykimi për këtë rast ka filluar në korrik të vitit 2022, kurse seanca e fundit u mbajt të martën më datë 2 gusht.