Video: Grabitja me armë në Durrës

Policia e Shtetit ka publikuar një video material nga një grabitje me armë në qytetin e Durrësit.
Në materialet e publikuara shihet grabitësi tek futet në lokal dhe grabitë shitësin.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar pak qaste pas kryerjes së veprës.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: • K. B 27 vjeç, banues në Durrës” thuhet në njoftimin e policisë.