Foto: PK.
Arrestohet në Prizren i dyshuari për grabitjen e djeshme në Prishtinë
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet D.G., i arrestuar në Prizren, dyshohet të jetë autori i grabitjes në djeshme në një institucion mikrofinaciar në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, tha për KALLXO.com se nga i dyshuari, i cili ndodhej në ndalim policor në Prizren, janë sekuestruar prova që dyshohet të kenë lidhje me grabitjen në Prishtinë.
“Para qe dyshohet se janë grabitur, dhe veturën ( Fiat – pikup) të cilën e ka shfrytëzuar i dyshuari dhe raporti mbi armën e sekuestruar nga DRP Prizren, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me grabitjen e armatosur”- ka thënë Ahmeti.
Grabitja të cilën dyshohet se e kreu i dyshuari D.G. ka ndodhur dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.