VIDEO: Aksioni i inspektorëve të ATK-së te dentisti

 

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet e një aksioni të gjerë të ATK-së te një dentist në komunën e Shtimes.

Biznesi i cili iu nënshtrua këtij kontrolli ishte një ordinancë stomatologjike, për të cilën qytetarët kishin raportuar në KALLXO.com se nuk po lëshon kuponë fiskalë.

Inspektorët tatimorë pasi kanë marrë informacionin nga KALLXO.com, kanë dalë në terren dhe kanë kryer kontrollin.

Lidhur me të dhënat e kontrollit, biznesi i stomatologjisë do të ndëshkohet për parregullsitë e konstatuara.

Javë më parë në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u shfaqën pamjet e kontrollit tatimor edhe te restoranti restoranti i vëllezërve të një komandanti të UÇK-së.

Pamjet e atij emisioni mund t’i ndiqni në këtë link.