Bajgorë: Restoranti i vëllezërve të komandantit të UÇK-së pa arkë fiskale
Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet e disa kontrolleve të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë për shmangie të tatimit dhe për punëtorë pa kontrata pune.
Në mesin e këtyre kontrolleve ishte edhe një restorant i cili është në pronësi vëllezërve të një ish-komandanti e UÇK-së, e i cili nuk kishte arkë fiskale. Inspektorët janë nisur për në biznesin tjetër.
“Sot është planifikuar një vizitë nga ana e inspektorëve tatimor në një restorant i cili ndodhet në fshatin Bajgorë, një qytetar ka raportuar në portalin Kallxo.com se tatim paguesi gjatë shërbimit me ushqim dhe pije nuk lëshon kuptona fiskal”, ka thënë inspektori tatimor Bajram Tupella i cili ka shpjeguar edhe qëllimin e vizitës në këtë vend.
“Ne si inspektorë tatimorë ta konstatojmë në të vërtetë se a është ashtu qysh ka raportuar qytetari që ky subjekt a është i pajisur së pari me arkën fiskale dhe a lëshon kupona fiskal për çdo shitje”, ka shtuar Tupella.
Inspektorët me të arritur në këtë subjekt u njoftuan nga menaxheri se ky biznes nuk ka arkë fiskale.
“Në bazë të kompjuterit që lëshojnë, arkë fiskale nuk kam, kuponë me vulë, me krejt, me rregulla me këto, me fatura që i lëshojmë krejt janë në rregull, e vetmja mundësi është që nuk e kam arkën fiskale, s’mundem me thanë që e kam kur nuk e kam”, theksoi Menaxheri i resataurantit që ishte subjekt i vizitës së inspektorëve tatimor.
Përpos arkës tek ky biznes konstatohen edhe parregullsi të tjera, katër punëtor pa kontrata pune dhe mungesë e librave tatimore.
Inspektoret ia numërojnë parregullsitë pronarit të biznesit dhe ia bëjnë me dije se për to do të marrë ndëshkim nga ATK-ja.
Kontrollin e inspektorëve tatimor tek ky restauronte dhe disa bizneseve tjera në regjionin e Mitrovicës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.