Arkiv

VIDEO - 4 aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit

Përmes fotografive dhe videove që qytetarët i kanë dërguar në KALLXO.com në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të Komoranit janë parë 4 aksidente të ndryshme.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com shihen Policia dhe 3 auto-ambulanca.

Kolona e veturave është shumë e gjatë.

KALLXO.com është duke pritur nga Policia e Kosovës për detajet më të fundit nga këto aksidente.