Vetura e sulmuesve e gjetur në Banjskë me ngjitës të regjistrimit në Serbi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit të djeshëm në fshatin Banjskë, përveç një tjetër arsenali të armëve, janë gjetur edhe disa automjete.

Në xhamin e njërës nga veturat e sekuestruara është gjetur i vendosur një ngjitës (stiker) që tregon se vetura është e regjistruar në Serbi.

Në këtë ngjitës shkruan: Republika e Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit, mjetet e konfiskuara me 25 shtator përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager).

Policia ka njoftuar se këto automjete kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë: një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm), tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta), dy armë të gjata (mitraloza), një snajper (black spear 12.7mm),një minahedhës (82 mm),njëzet e dy armë të gjata (AK 47),një automatik (RPZ),dy pushkë gjuetie, dy armë të shkurta (revole), një granatë dore,s htatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,nëntë jelekë antiplumb, një radiolidhje,t etë çanta ushtarake, gjashtë uniforma ushtarake”.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka thënë se në manastirin e Banjskës është gjetur një helmetë e Policisë së Kosovës, e cila sipas Policisë, është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Çfarë armatimi u gjet mbrëmë në Banjskë të Zveçanit?

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Deri më tani, numri i të arrestuarve që ndërlidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ka shkuar në tetë.