Vetëvendosje dorëzon kallëzimin penal për rritjen e pagave

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do të dorëzojnë kallëzim penal kundër ngritjes së pagave nga Qeveria e Kosovës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pas dorëzimit do të ketë edhe deklarim për media”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.