Veteranët kërkojnë protesta

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL – UÇK, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se disa veteranë janë duke kërkuar protesta.

Ai ka thënë se këto kërkesa është duke i pranuar përmes shkrimeve të cilave Klinaku iu është përgjigjur me “Rrini Gati”.

“Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë”, ka thënë Klinaku.

Tutje ai ka shtuar se lidhur më këto kërkesa janë duke bëtë takime me degë.

“Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë”, ka shtuar Klinaku.

Ai po ashtu ka thënë se për të pënguar, siç thotë ai, këtë papërgjegjësi të këtij koaliconi janë në kontakt me deputetët e opizitës dhe të pozitës.

Madje ai ka shtuar se për këtë rast do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar, sipas tij, shkeljet që duan t’i bëjnë.