Vetëm edhe sinjalizimi dhe rruga që do të shkarkojë trafikun në Prishtinë do të lëshohet për qarkullim

Ka mbetur vetëm edhe vendosja e sinjalizimit që rruga e re të lëshohet për qarkullim.

Kjo rrugë nën rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës pritet të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Bill Clinton” dhe “Tirana” në kryeqytet në drejtim të Fushë-Kosovës.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë” – ka shkruar Rama në Facebook.