Vetaksidentohet një veturë në Pejë, lëndohet një person (FOTO)

Një vetaksident ka ndodhur para pak orësh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Si pasojë e këtij aksidenti, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, një person ka pësuar lëndime.

“Si pasojë e plagëve është dërguar për tretman në spitalin e Pejës dhe më pas është leshuar”, ka treguar Gashi.

Gashi më tej ka treguar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:10 minuta.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.

Në fotografitë e dërguara, shihet një veturë e aksidentuar pranë një shtyllë elektrike.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com