Vërshimet në Pejë, brenda kanaleve të bllokuara janë gjetur edhe goma - FOTO

Reshjet e shiut në Komunën e Pejës kanë shkaktuar vërshime.

Kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxhiri ka bërë të ditur se si pasojë e vërshimeve janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin, shkaktuan vërshime në Komunën e Pejës duke bërë dëme të konsiderueshme”, thuhet në postimin e Muhaxhirit.

Ai tutje në postimin e tij ka thënë se bllokimi i kanaleve si pasojë e vërshimeve nuk ka ndodhur rastësisht, duke bërë të ditur se brenda tyre janë gjetur goma.

“Gjithnjë e më shumë dëmet jemi përpjekur t’i rrallojmë, por sivjet duket sikur këto gjëra po ndodhin jo rastësisht! Brenda kanaleve kemi gjetur goma të hedhura, të cilat natyrisht se i kanë bllokuar totalisht”, thuhet në postimin e tij.
Ai tutje ka shkruar se “kjo pëveç se është një krim, është një sjellje absolutisht jonjerëzore”.

“Të nderuar qytetarë, vlerësojini vetë pamjet që po ua sjellim”, ka shkruar Muhaxhiri.