Fisnik Dërguti, autor i emisionit “Arkivi” në RTK | Foto: Arkivi

Vendimi që punëtorëve të RTK-së t’u kërkohet raport për punët që kryejnë gjatë orarit të punës, reagon Dërguti

Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës nga tash e tutje do t’u kërkohet raport për punët që kryejnë gjatë orarit të punës. Kjo me vendim të Bordit të RTK-së.

Menaxheri i Arkivit Filmik të RTK-së, Fisnik Dërguti ka reaguar duke kritikuar Bordin për një vendim të tillë.

Për Dërgutin raporti më i mirë i një gazetari janë emisionet e intervistat e tij, etj.

“Po raporti më i mirë i një gazetari është norma: kronikat, emisionet, dokumentaret, intervistat, etj, etj. Këto do të duhen të jenë raporti i vetëm i gazetarit, madje as hyrje-daljet. RTK është bërë vend i eksperimenteve”- shkroi ai.

mbledhjen e 6 shtatorit të bordit të RTK-së, kryetari Besnik Boletini kur u ngrit shqetësimi se si do të raportojnë punëtorët të cilët punojnë në dokumentare ai tha se ata “mund të raportojnë me sa persona kanë folur në telefon për dokumentarin apo emisionin”.

Menaxheri i Arkivit Filmik të RTK-së, Fisnik Dërguti ka theksuar se Bordi duhet të gjej zgjidhje për disa probleme të tjera e jo të “merret më kënd fol në telefon një gazetar”.

“Në vend se të punoni se si të gjendet zgjidhje e hapsirave të punës, krijimin e kushteve të punës (kamera të mjaftueshme, montazha, grafika, etj, etj.), financim të qëndrueshëm, rritjen e pagave (që nuk kanë lëvizur fare, më shumë se një dekadë) ju merreni me kënd fol në telefon një gazetar”- thuhet në reagimin e Dërgutit.

Ndaj vendimit të Bordit të RTK-së ka reaguar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.

Sipas tij, Bordi nuk ka ide për natyrën e punës në medium.

“Me veprimet si ky i fundit, Bordi i RTK-së çdo ditë e më shumë po e dëshmon që nuk e ka idenë se cila është natyra e punës së një mediumi, në rastin konkret e Transmetuesit Publik, si dhe cilat janë përgjegjësitë e Bordit. Transmetuesi Publik i ka specifikat e veta të punës dhe nuk funksionon me logjikën e kooperativave bujqesore me orar uniform, e as të institucioneve administrative me raporte ditore”- u shpreh ai.

Ai tutje shtoi se, gazetarëve duhet zvogëluar përgjegjësitë rutinore- administrative e jo shtuar ato, në mënyrë që të kenë kohë sa më shumë për ta dhënë më të mirën përgjatë angazhimit profesional.

Kryesuesi i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini në një deklarim për KALLXO.com ka thënë se raporti i punës nuk është presion, por vlerësim për mundin e secilit punëtor.

Kryetari i Bordit të RTK-së: Marr informacione se ka punëtorë që vijnë në punë me pizhame

Punëtorëve të RTK-së do u kërkohet raportim për punët që kryejnë brenda orarit

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka publikuar hulumtimin eksluziv me rrëfimin e tri grave punonjëse të RTK-së mbi diskriminimin në konkurset që ato aplikuan për pozita menaxheriale.

Radio Televizioni i Burrave