Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes një person pasi bie nga ura

Një burrë i moshës rreth 50-vjeçare ka vdekur sot pasi ka rënë nga një urë në Mitrovicën e Jugut.

Rasti është konfrimuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia, nga një urë, ka humbur jetën viktima rreth 50 vjeçar” – ka thënë ai.

Tutje Zahiti ka treguar se hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe se me urdhër prokurorit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.