Vdes një person në Zabel të Ulët të Drenasit, dyshohet se thithi tym të nxemëses

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Zabel i Ulët të Komunës së Drenasit.

Policia bën të ditur se personi i vdekur është i moshës 55-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit janë ftuar edhe mjekët, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.