Vdes në rrethana të dyshimta një grua në Gjakovë

Një grua nga Gjakova është gjetur nga familjarët e saj e vdekur në banjon e banesës sot rreth orës 11:00.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale, ndërsa prokurori kujdesta ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet ne IML për obduksion”, ka thënë Xhurkaj.