Vdes në QKUK njëri nga të plagosurit në Rahovec

Të premten ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës njeri nga të plagosurit në Rahovec.

Të martën, më 19 shtator, dy persona mbetën të plagosur në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec. Por, njëri nga vdiq dje në QKUK, njoftoi Policia e Kosovës.

“Më datë 22.09.2023 ka ndërruar jetë njëri nga viktimat që ka qenë në tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftim.

Rahovec, dy të plagosur me armë zjarri, dy persona dorëzohen në Polici