Foto: Ilustrim

Rahovec, dy të plagosur me armë zjarri, dy persona dorëzohen në Polici

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 16:40 dhe se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Elezaj tha se dy persona janë dorëzuar në stacionin e Policisë në Rahovec, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rastin.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisjeje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion” – thuhet në përgjigjen e tij për KALLXO.com.

Sipas Policisë, hetuesit policorë bashkë me prokurorin e shtetit po punojnë për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.