Vdes në QKUK një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka njoftuar se në Qendren Klinike Universitare te Kosovës, ka vdekur i burgosuri N.M, 47-vjeçar.

Sipas njoftimit, N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancen e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes” – thuhet në njoftimin e ShKK-së.