Vdes 7 vjeçari nga Gjakova, pasi ra në kontakt me rrymën

 

Një 7 vjeçar ka vdekur mbrëmjen e së dielës si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Më datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë” – thuhet në konfirmimin e Elezajt.

Ai bëri të ditur  se njësitë relevante janë  duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.