Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka pranuar një telefonatë nga një grua e cila ka thënë se “bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do e vras vetën”.

Sipas njoftimit të Policisë, këta të fundit së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin Radashefc të Prishtinës ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës.

Tutje është thënë se afër viktimës është gjetur një armë dhe një gëzhojë.

“Viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.