Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, policia nis hetimet

Policia ka marr raportim për dy trupa të pajetë në Mitrovicë, një 56 vjeçar dhe një 77 vjeçar.

Sipas zëdhënsit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti- trupat janë gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Fadil Deliqi’ dhe ‘Ali Zeneli’.

Zahiti ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet për vdekjen e 56 vjeçarit.

“Sot, rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”- ka bërë të ditur Zahiti.

Derisa, rasti tjetër nuk po trajohet si ‘hetim i vdekjes’, trupi i 77 vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”- shtoi më tej Zahiti.