Vdekja në Prishtinë, viktima ishte gjetur e shtrirë në tokë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur para një ore në rrugën “Ferhat Dragaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se kanë gjetur një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Viktima është e gjinisë femërore.

Tutja ajo ka treguar se Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit” – ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Policia ka bllokuar rrugën tek vendi ku ka ndodhur ngjarja.