Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdekja e 10 vjeçarit në Malishevë, Policia gjen një revole dhe një karikator në vendin e ngjarjes 

Një fëmijë i moshës 10 vjeçare është gjetur pa shenja jete dje në Malishevë. Lajmin për KALLXO.com dje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj. Ai ka thënë se viktima është gjetur në një kamion.

Ndërsa Policia e Kosovës në raportin e përditshëm 24 orësh, njofton se, dje rreth orës 12:54 në emergjencën e QKMF në Malishevë është dërguar pas shenja jete viktima (fëmijë).

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator”, konfirmohet në njoftimin e sotëm policor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në njoftimin e Policisë.

Malishevë, gjendet i vdekur një fëmijë