Malishevë, gjendet i vdekur një fëmijë

Një fëmijë i moshës rreth 10-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Malishevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Viktima është gjetur në Malishevë, në një kamion. Në kamion është gjetur edhe një revole dhe ca njolla gjaku. Fëmija është i moshës rreth 10- vjeçar,”, tha ai.